18 Janar 2025

Presidentja Jahjaga dekretoi Ligjin për Amnistinë

Prishtinë, 18 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi shpalljen e Ligjit nr. 04/L-209, për Amnistinë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më datë 11 korrik 2013  dhe të pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më datë 12 shtator 2013.

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 80, pika 2 dhe në nenin 84, pika 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Shoqëria civile kishte organizuar disa protesta të zëshme,e të tjera të qeta që të kundërshtohej Ligji për amnistinë, por zëri i tyre nuk u dëgjua sa duhet.

Me marshime të shoqërisë civile, dhe mbledhje të mbi 12 mijë nënshkrimeve për ta kundërshtuar këtë ligj, asgjë nuk u arrit, pasi kushti i vendosur nga Beogradi për transformimin e strukturave të saj paralele në veri nga ilegaliteti në legalitet, kishte si garantues Brukselin dhe Uashingtonin.

Madje, nuk kryen punë as ftesat që publikisht u bëheshin deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë!

Ligji për amnistinë ishte rezultat i prodhuar nga marrëveshja 15 pikëshe ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, e cila u arrit më 19 prill në Bruksel.

Ligji u miratua me procedurë të shpejtuar më 11 korrik, pas disa modifikimeve në të, meqë përveç serbëve të veriut, edhe shqiptarët në jug faleshin për të bëmat e së kaluarës.

Por, shoqëria civile vazhdoi ta kundërshtojë duke mbledhur mijëra nënshkrime, të cilat, sipas drejtuesit të Institutit KIPRED, Ilir Deda, vlejnë shumë.

“Nëse 91 individë në Kuvendin e Kosovës kanë votuar për legjitimimin e krimit në Kosovë, 12,564 njerëz në Republikën e Kosovës janë kundër këtij legjitimimi. Dhe, të mos mundohet dikush të thirret në legjitimitetin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës kur dihet se ky Kuvend është produkt i një vjedhjeje industriale të votave”, pati thënë Deda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)