23 Janar 2025

Presidentja Jahjaga bëri homazhe para varrit të Presidentit Rugova

Prishtinë, 17 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe kabinetin qeveritar, në fillim të aktiviteteve me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë, bënë sot homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova.

“Në shënimin e shtatë vjetorit të shpalljes së pavarësisë, erdhëm që t’i bëjmë nderimet tona institucionale këtu pranë varrit të presidentit të parë historik, dr.Ibrahim Rugovës, ideatorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili arriti të mobilizojë gjithë popullin e Kosovës rreth platformës së tij për liri, pavarësisë demokraci dhe të sigurojë një përkrahje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve të Bashkimit Evropian.\"

\"Sot Kosova është vend i lirë, i pavarur, sovran, vend që ka një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, theksoi Presidentja Jahjaga në një deklaratë bërë me këtë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)