Presidentja Jahjaga bëri homazhe në Reçak
Reçak, 15 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut, 15 vjet më parë, më 15 janar 1999.
Gjatë homazheve, Presidentja Jahjaga u shoqërua nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, udhëheqja komunale e Shtimes dhe qytetarë të shumtë.