Presidentja gjatë javës shpall zgjedhjet për Ferizajn
Prishtinë, 27 mars - Deri të premten edhe presidentja Atifete Jahjaga duhet ti shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Ferizajt.
Aktuaklisht komuna e Ferizajt po udhëhiqet nga nënkryetari që kur Bajrush Xhemajli ka dhënë dorëheqjen pasi iu vërtetua dënimi prej dy vjetësh e gjysmë burgim. Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal ka njoftuar edhe zyrtarisht Presidencën se në Ferizaj duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.