Presidentja e Zvicrës uron presidentin Thaçi për Ditën e Pavarësisë
Prishtinë, 17 shkurt - Presidentja e Konfederatës zvicerane, Doris Leuthard, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.
Në urimin e saj, Presidentja e Zvicrës ka shprehur bindjen e saj se besimi reciprok dhe miqësia që gëzojnë dy shtetet tona do thellohen edhe më shumë.
Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që tju përcjell, Shkëlqesia Juaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran urimet tona më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për prosperitetin e vendit tuaj, si dhe për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale.\"
\"Jam e bindur se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe në vitin vijues. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë, ka shkruar në urimin e saj Doris Leuthard, Presidente e Konfederatës zvicerane.\"