01 Maj 2025

Presidentja e njeh të ligjshme seancën e bufesë

Prishtinë, 10 nëntor - Kreu i shtetit ka në proces shpalljeje Projektligjin për shëndetin mendor, e edhe atë për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.

Të dyja ishin miratuar para dy javësh nga deputetë të partive në pushtet, në një sallë të improvizuar të Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Opozita nuk ishte lejuar të hynte aty, pavarësisht se nuk kishte ndonjë masë përjashtimi për dikë nga deputetët.

Në një përgjigje dhënë gazetës, Presidenca i është referuar me “seancë” kësaj mbledhjeje, pavarësisht se ajo është cilësuar si jolegale, edhe nga opozita e edhe nga vëzhgues të punës së Kuvendit.

Cilësim i tillë u ishte dhënë edhe vendimeve të nxjerra në të.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)