19 Janar 2025

Presidentja e Maltës uron presidentin Thaçi

Prishtinë, 19 prill - Presidentja e Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën ka thënë se e mirëpret bashkëpunimin me presidentin Thaçi për të rritur atë ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve, në të mirë të dy popujve përkatës.

SH. T. Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

Shkëlqesia Juaj,

Më lejoni të përcjell urimet e mia të përzemërta për zgjedhjet tuaj president i Republikës së Kosovës.

Me kënaqësi e kujtoj takimin tonë këtu në Maltë gjatë mandatit tuaj si zëvendëskryeministër.

Përfitoj nga ky rast për të shprehur kënaqësinë me mënyrën e zhvillimit të marrëdhënieve mes Maltës dhe Kosovës. Uroj që këto marrëdhënie të shkëlqyera të forcohen edhe më tej nën presidencën tuaj.

Duke ju uruan suksese në përgjegjësitë tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve tona në të mirë të të dy popujve tanë.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, pranoni konsideratat e mia më të larta.

Marie-Louise Coleiro Preca,

Presidente e Republikës së Maltës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)