Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen viziton Kosovën
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidentja von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt.
Presidentja Leyen po ashtu do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, me kryeministrin e Kosovës dhe ministrat e Ekonomi dhe Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Artane Rizvanoli dhe Arbërie Nagavci.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore drejt kryeqytetit, ku pritet të kalojë eskorta.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, për këto ndërprerje të shkurtër të trafikut, e cila bëhet për shkaqe operacionale.