Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen viziton Kosovën
Prishtinë, 29 shtator - Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, do ta vizitojë sot Kosovën si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës, Presidentja e KE-së do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.
Presidentja von der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.
Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.