22 Janar 2025

Presidentja duhet t’i ftojë liderët në takim

Prishtinë, 2 tetor - Monitoruesi i punës së Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj e ka quajtur të papranueshëm veprimin e opozitës për ta bllokuar punën e Kuvendit.

Ai ka thënë se bllokimi i jetës parlamentare në asnjë variant nuk është zgjidhje dhe sipas tij, nëpërmjet bllokimit s’mund të vihet në pushtet.

Selmanaj për ‘Epokën e re’ e ka vlerësuar të nevojshëm ndërhyrjen e presidentes Jahjaga nëpërmjet thirrjes së një takimi në mes të liderëve të subjekteve politike parlamentare për të gjetur zgjidhje.

Në këtë drejtim ai ka deklaruar se faktori ndërkombëtare nuk duhet të ndërhyjë sepse drejtuesit e institucioneve dhe subjekteve parlamentare duhet të tregojnë maturi dhe pjekuri politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)