27 Prill 2024

Presidentja dhe Qeveria dënojnë incidentin në veri

Prishtinë, 10 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër incidentin që ndodhi në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht tek Kroi i Vitakut, me ç’rast në rrethana deri më tani të pasqaruara u plagosën tre qytetarë të Republikës së Kosovës.

Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës.

Edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dënon incidentin që ndodhi në lagjen Kroi i Vitakut, me ē’rast u plagosën tre qytetarë të Kosovës, njëri nga të cilët pjesëtar i Policisë së Kosovës.
 
Presidentja Jahjaga vlerëson se aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend.

Presidentja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha ēështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin.

Jahjaga, u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë rrethanat që ēuan te ky incident dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)