18 Maj 2025

Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi komunën e Prishtinës

Prishtinë, 11 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, vizitoi sot komunën e Prishtinës, për nder të Ditës së Çlirimit, ku u prit nga kryetari Isa Mustafa.

Presidentja Jahjaga e uroi kryetarin Mustafa për Ditën e Çlirimit të Prishtinës dhe theksoi se kjo është datë e veçantë në historinë e kryeqytetit por edhe gjithë Kosovës dhe është sublimim i të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave të gjeneratave të tëra për liri, pavarësi e demokraci.

Kryetari i Prishtinës, zotëri Isa Mustafa, e falënderoi Presidenten Jahjaga për urimet dhe për vizitën në Ditën e Çlirimit dhe e njoftoi atë me të arriturat e kryeqytetit në vitet e fundit.

Kryetari Mustafa gjithashtu e informoi Presidenten edhe për projektet për zhvillimin e Prishtinës dhe për përmirësimin e infrastrukturës së saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)