Presidentja Atifete Jahjaga po merr pjesë në takimin e radhës të SEECP
Bukuresht, 25 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po merr pjesë në takimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet nën organizimin e presidencës së radhës të Rumanisë.
Në takim po marrin pjesë presidentë dhe përfaqësues të shteteve të Evropës Juglindore, si dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle.
Presidentja Atifete Jahjaga do të mbajë në të këtë takim një fjalim për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit.