Presidentit Pacolli sot në vizitë zyrtare në Maqedoni
Prishtinë, 23 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndrojë sot dhe nesër në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.
Presidenti Pacolli gjatë kësaj vizite do të takohet me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Velanovski, si dhe një varg zyrtarësh të lartë të Maqedonisë.
Pos në Shkup, Presidenti Pacolli do të qëndrojë edhe në komunën e Tetovës, si dhe do të vizitojë disa kompani të rëndësishme biznesi.