Presidentit i Sllovenisë, Borut Pahor i adresohet Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 13 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seance solemne në të cilën do të behët adresimi Presidentit te Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Me pas Kuvendi do te vazhdoj seancen e rregullt me interpelancen e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
Po në seacen e sotme do të mbahet debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
Kuvendi gjithashtu do të bej shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
Në fund te seancës pritet edhe votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.