18 Janar 2025

Presidenti Thaçi uron forcimin e harmonisë ndërfetare në Kosovë

Prishtinë, 5 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Presidenti Thaçi përcolli urimet më të mira për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke uruar për forcimin e harmonisë ndërfetare në Kosovë.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot si president i vendit të uroj myftiun Tërnava, Bashkësinë Islame dhe të gjitha besimtarët e fesë islame për festën e Bajramit të Madh.\"

\"Një festë kjo e lutjeve, e solidaritetit, e respektit, e mirëkuptimit, e tolerancës mes njerëzve. Edhe prej mysafirëve të shumtë tek myftiu Tërnava në Bashkësinë Islame, shihet se kjo festë është një festë e bashkimit, pa dallime feje, etnie apo përkatësie partiake.\"

\"Të gjithë sot janë në këtë shtëpi të Zotit për të uruar, për të përgëzuar”, është shprehur presidenti Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)