Presidenti Thaçi takon Veselin e Mustafën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim pune kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën.
\"Biseduam për çështjet aktuale për bashkërendimin dhe funksionimin e institucioneve të vendit, me theks të veçantë në agjendën euroatlantike, çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, për ecurinë e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë, etj\", ka shkruar Thaçi në Facebook.