04 Maj 2025

Presidenti Thaçi takoi presidentin Nishani

Prishtinë, 8 prill -  Pas takimit bilateral me presidenten kroate, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

I pari i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në jetësimin e prioriteteve si President i Republikës së Kosovës.

Presidenti Thaçi pasi e falënderoi për pjesëmarrje në ceremoni homologun e tij shqiptar, theksoi se bashkëpunimi i Kosovës me Shqipërinë duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen dhe të konsolidohet në të gjitha sferat e jetës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)