Presidenti Thaçi priti përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë
Prishtinë, 23 shkurt Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit malazez në Kosovë.
Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është shtëpi e pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në të.
Komuniteti malazez në Kosovë do të njihet edhe me Kushtetutë dhe do të ketë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, u shpreh presidenti Thaçi.
Kurse, kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq, e njoftoi presidentin Thaçi për Strategjinë për Afirmimin dhe Integrimin e komunitetit malazez në Kosovë.