Presidenti Thaçi pranon kredencialet nga ambasasdori i Belgjikës
Prishtinë, 20 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Belgjikës në Kosovë, Frederic Maurice.
Në takimin njoftues, presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës për mbështetjen e Belgjikës në procesin shtetndërtues të vendit tonë dhe në agjendën evropiane.
Po ashtu, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike.