Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Francës
Prishtinë, 6 shtator - Presidenti i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Francës, Marie Christine Butel, të cilës i uroj suksese në detyrën e re.
Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen për kontributin e madh të shtetit të Francës nëpër të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Franca është një partner shumë i rëndësishëm për jetësimin e perspektives evropiane të Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë në dekadat e fundit”, ka shtuar ai.
Nga ana tjetër, ambasadorja e re e Francës, Marie Christine Butel ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Francës për vazhdimin e thellimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Në fund presidenti Thaçi ka thënë se liria, pavarësia, shtetndërtimi, forcimi i demokracisë dhe i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës i ka rrënjët në mbështetjen e Francës dhe partnerëve tjerë perëndimor.