Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori japonez
Prishtinë, 21 dhjetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Japonisë për Republikën e Kosovës, Kiyoshi Koinuma.
Presidenti ka falënderuar ambasadorin Koinuma për mbështetjen që Japonia i ka dhënë në nivelin politik dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes fondeve dhe granteve të ndryshme.
Japonia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe na ka përkrahur vazhdimisht në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë, u shpreh Presidenti Thaçi. Ne do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe intensifikim të marrëdhënieve bilaterale, sidomos të shkëmbimit ekonomik dhe kulturor.
Ambasadori Koinuma u shpreh i gëzuar me detyrën e tij të re dhe konfirmoi dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.
Viti 2019 shënon dhjetëvjetorin e vënies së marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve. Do të shendojmë këtë me bashkëpunim më intensiv, u shpreh Ambasadori Koinuma.
Presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin Koinuma për detyrën e re. Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur, u shpreh Presidenti Thaçi.