19 Janar 2025

Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Kuvajtit

Prishtinë, 15 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Shtetit të Kuvajtit për Republikën e Kosovës.

Fayez Mishari Al Jassim, ambasador jorezident i Shtetit të Kuvajtit, është ambasadori i parë që i ka dorëzuar kredenciale presidentit Thaçi, pas marrjes së detyrës së re.

Presidenti Thaçi e uroi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Kuvajti është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)