Presidenti Thaçi përgëzon qytetarët për proces të rregullt zgjedhor
Prishtinë, 11 qershor- Presidenti Hashim Thaçi, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për ndjekjen e standardeve më të larta demokratike gjatë procesit zgjedhor në Kosovë.
Si President i Republikës pres nga fituesit e zgjedhjeve që të formojnë një qeveri pro-europiane për të adresuar shpejt prioritetet, u shpreh Thaçi.
Vendvotimet në tërë territorin e Kosovës tashmë janë mbyllur ose janë në proces të përfundimit të procesit dhe numërimi i votave ka filluar.