19 Janar 2025

Presidenti Thaçi në vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë, 5 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare dyditore në Slloveni, ku do të pritet nga homologu i tij, presidenti slloven Borut Pahor dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Nesër, në Lubjanë, presidenti Thaçi fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin Pahor, me të cilin më pas do të dalin për një konferencë të përbashkët për medie.

Më pas, i pari i vendit do të ketë një drekë pune, me nikoqir kryeministrin slloven, Miro Cerar.

Pasdite, presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryetarin e Lubjanës, Zoran Jankoviq.

Ditën e parë të vizitës zyrtare shtetit slloven presidenti Thaçi do ta mbyll me një darkë zyrtare të shtruar nga homologu i tij slloven, Borut Pahor.

Ndërkaq, në ditën e dytë të vizitës, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e biznesit Slloveni-Kosovë, të organizuar nga Oda për Ekonomi dhe Industri e Sllovenisë, ku do të pritet nga presidenti slloven Pahor dhe zëvendëspresidenti i odës, Martin Novshak. Me këtë rast, presidenti Thaçi do të mbajë një fjalë rasti para të pranishmëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)