Presidenti Thaçi nderon Presidentin Nishani me Urdhrin e Lirisë
Prishtinë, 11 maj - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në shenjë mirënjohje për angazhimin në njohjet për Kosovën dhe për kontributin në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve i ka ndarë \"Urdhrin e Lirisë\" presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Kreu i shtetit shqiptar, Nishani ka thënë se është emocion i veçantë që ta merr këtë urdhër.
Askush nuk ka sakrifikuar më shumë dhe nuk e ka merituar më shumë lirinë sesa populli i Kosovës, ka thënë Nishani.
Presidenti në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani, është pritur me ceremoni të larta shtetërore.