16 Janar 2025

Presidenti Thaçi mban fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit

Prishtinë, 23 dhjetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do t\'u adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Presidenti i vendit tradicionalisht çdo fundvit i drejtohet Kuvendit për të raportuar për punën e tij.

Kreu i shtetit obligohet që t’i drejtohet Kuvendit dhe se kjo është në funksion të bërjes sa më transparente të punës së presidentit.

Ndërkohë, subjektet opozitare nuk janë shprehur të interesuara për të dëgjuar fjalimin e Thaçit.

Opozitarët kanë ngritur dilemën nëse kreu i shtetit ka çka të raportojë për punën e tij dhe se a ia vlen të dëgjohet fjalimi i një presidenti, i cili, sipas tyre, është zgjedhur në këtë post me vota të kontrabanduara.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)