Presidenti Thaçi diskuton me partitë për datën e zgjedhjeve lokale
Prishtinë, 21 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Po ashtu gjatë ditës se sotme presidenti Thaçi pret në takim ambasadorin Zalmay Khalilzad, të cilin do ta dekoroj me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.
Ambasadori Khalilzad ka qenë ambasador i SHBA-së në OKB kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës.