Presidenti Sejdiu uroi presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano
Prishtinë, 2 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano, me të cilin e ka uruar me rastin e Përvjetorit të Republikës Italiane.
Në urim thuhet:
I nderuari President Napolitano,
Më emër të popullit dhe institucioneve Republikës së Kosovë, dua ta përgëzojë Shkëlqesinë Tuaj, Qeverinë Tuaj dhe popullin e Republikës së Italisë me rastin e Përvjetorit të Republikës Italiane.
Më 2 qershor, Italia nderon historinë dhe kulturën e Republikës së Italisë, ndërsa populli i Kosovës i bashkëngjitet asaj në këtë ditë festive.
Gjersa Ju e festoni këtë ditë me popullin Tuaj, mua më duhet ta shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh, edhe një herë, mirënjohjen time personale për njohjen e shpejtë nga Italia dhe mbështetjen që ajo ia ka ofruar Republikës së Kosovës. Njohja e shpejtë nga Italia jo vetëm që është domethënëse për Republikës e Kosovës, në vetvete, por edhe e ka ndihmuar Republikën e Kosovës që ta fitojë përkrahjen e vazhdueshme të vendeve të tjera.
Përderisa vendi i Juaj feston Ditën Kombëtare të Italisë, luteni ti pranoni, Shkëlqesia e Juaj, urimet e mia dhe garancitë e respektit dhe konsideratës më të thellë.
Sinqerisht,
Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës