Presidenti Sejdiu u takua me Presidentin Barak Obama
New York, 24 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u takua sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. 
Në takimin që u realizua në kuadër të pritjes tradicionale vjetore që Presidenti Obama organizon për liderët e shteteve, ishte e pranishme edhe zonja e parë, Nezafete Sejdiu. 
Gjatë takimit, Presidenti Sejdiu e falënderoi Presidentin Obama për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë dhe po vazhdojnë ti japin Republikës së Kosovës. 
Nga ana e tij, Presidenti Obama ritheksoi përkushtimin e SHBA ndaj Kosovës. Do të jemi me ju, do tju përkrahim në vazhdimësi, theksoi Presidenti Obama gjatë takimit të shkurtër me Presidentin Sejdiu. 
Në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama, Presidenti Sejdiu zhvilloi takime me një numër të madh burrështetasish nga shtete të ndryshme anekënd globit.
 















