Presidenti Sejdiu priti Stephan Lehne
Prishtinë, 26 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot Stephan Lehne, drejtor politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Austrisë.
Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, ndërsa një theksi i veçantë iu kushtua bashkëpunimit në mes të dy vendeve, bashkëpunim ky i shtrirë në shumë fusha.
Po kështu, Presidenti Sejdiu edhe një herë ka shprehur falënderimin e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndihmën e pakursyeshme që Austria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.