Presidenti Sejdiu priti kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj
Prishtinë, 23 shkurt - President i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në Kosovë, ndërsa vëmendje iu kushtua nevojës së shtimit të efikasitetit të punës së pozitës dhe të opozitës, për të mirën e qytetarëve dhe të vendit.
Po kështu, u bisedua edhe për zgjedhjet, si dhe nevojën e veprimeve që do të ndikonin në mënjanimin e disa dobësive që janë paraqitur në zgjedhjet e fundit lokale.
U shtrua gjithashtu edhe nevoja e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve politikë, që të mënjanohen dobësitë e shprehura në fusha të ndryshme, të cilat ngadalësojnë zhvillimin e vendit dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve.
Takimi i Presidentit Sejdiu me Haradinaj u zhvillua në kuadër të diskutimeve të vazhdueshme që Presidenti ka me liderët e partive politike.