Presidenti Sejdiu nisi vizitën zyrtare në Kroaci
Prishtinë, 18 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka filluar vizitën zyrtare të Republikën e Kroacisë, ku po merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të këtij shteti, Ivo Josipoviq.
Me të mbërrirë në Zagreb, Presidenti Sejdiu ka marrë pjesë në darkën që Presidenti i deritashëm i Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq, shtroi për presidentët e vendeve të rajonit.
Në darkë kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, si dhe Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq.
Presidentët Mesiq, Sejdiu, Topi, Vujanoviq e Komshiq po kështu kanë zhvilluar një takim joformal ku kanë diskutuar për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin mes vendeve respektive.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të biznesit, ndërsa me këtë rast është bërë edhe prezantimi i një projekti afarist-rezidencial, i planifikuar të ndërtohet në Prishtinë.