28 Dhjetor 2024

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Obama

Prishtinë, 6 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për fatkeqësinë e rëndë që ndodhi dje në Raleigh County, West Virginia, si pasojë e një shpërthimi në një minierë, që shoi jetën e 25 minatorëve amerikanë dhe la disa të tjerë të plagosur.

Në vijim po e japim tekstin e plotë të këtij telegrami:

Shkëlqesisë së Tij, Barack Obama,

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ju shkruaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen  e jetëve të bashkëqytetarëve Tuaj, si pasojë e shpërthimit tragjik në minierën e Raleigh County të West Virginia-s.

Populli i Kosovës është me Ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet, të cilat i humbën më të dashurit e tyre. Po ashtu, urojmë që të plagosurit të shërohen sa më parë.

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!
 

Me respekt,

Dr. Fatmir Sejdiu

President i Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)