27 Dhjetor 2024

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Mbretin e Belgjikës, Alberti II

Prishtinë, 16 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi Lartmadhërisë së Tij, Alberti II, Mbret i Belgjikës, të cilit ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për fatkeqësinë e djeshme hekurudhore në qytetin Halle afër Brukselit, në të cilën humbën jetën 18 persona.

Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:

Lartmadhërisë së Tij, Alberti II,

Mbret i Belgjikës

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura të 18 qytetarëve të vendit tuaj në fatkeqësinë tragjike që ndodhi dje në qytetin Halle si pasojë e përplasjes së trenave.

Lajmi për këtë tragjedi është përjetuar me dhembje të thellë kudo në Kosovë.

Ju lus, Lartmadhëria juaj, që ngushëllimet tona t’ua përcillni edhe familjeve të viktimave dhe të gjithë popullit mik belg.


Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!

Me respekt,

Dr. Fatmir Sejdiu

President i Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)