28 Dhjetor 2024

Presidenti Sejdiu merr pjesë në varrimin e Presidentit Kaczynski

Prishtinë, 17 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka udhëtuar për në Poloni, ku nesër do të marrë pjesë në varrimin e Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së Tij Lech Kaczynski.

Presidenti polak Kaczynski ka humbur jetën tragjikisht javën e kaluar në një aksident ajror në Rusi, ku vdiqën edhe bashkëshortja e tij Maria dhe një numër i madh zyrtarësh të lartë të shtetit polak.

Duke ndarë dhembjen me popullin polak, Presidenti Sejdiu ka dërguar një telegram ngushëllimi, ndërsa gjatë javës ai është nënshkruar në librin e zisë të hapur në ambasadën e Hungarisë në Prishtinë.

Në udhëtimin në Poloni për t’i dhënë nderimet e fundit Presidenti polak Kaczynski, Presidenti Sejdiu shoqërohet nga bashkëpunëtorët e tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)