Presidenti Sejdiu jep dorëheqje
Prishtinë, 27 shtator - Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, dy ditë pas zyrtarizmit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se i pari i vendin e ka shkelur seriozisht Kushtetutën, duke e mbajtur edhe postin e kryetarit të LDK-së.
Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka qenë fjalia e parë e Fatmir Sejdiut drejtuar qytetarëve.
"Që nga 10 shkurti i vitit 2006, si President i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, kam ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur. "
Ai tha se ka vendosur të jap dorëheqje nga posti i presidentit sepse Gjykata Kushgtetuesi ka vlerësuar, se ai ka shkelur Kushtetutën.
Unë jam njeri institucional dhe i respektoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ishin fjalët e presidentit, që e zyrtarizmi dorëheqjen.
Edhe LDK-ja ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme.
Gjithashtu edhe Qeveria e Kosovës do të mbaj një mbledhje të jashtëzakonshme që pritet të njoftohen.
Dorëheqjen e tij e bëri publike në një konferencë për media duke paralajmëruar ambiciet e tij për ta marr edhe një mandat kreun e LDK-së.
Postin e presidentit të Republikës së Kosovës, do ta ushtroi kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, deri në emërimin e presidentit të ri.
Fatmir Sejdiu është rizgjedhur në krye të shtetit më 8 janar 2008, disa muaj pasi ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, më 15 qershor 2008, presidenti kishte deklaruar se e ngrinë funksionin në parti politike.
Mirëpo prej asaj kohe, presidenti kishte shkrirë disa herë postin e të parit të LDK-së.
Nënshkrimi i kodit të mirësjelljes së partive politike, ku në emër të kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu kishte dhënë firmën e tij, njëkohësisht, partia e tij çdo vit është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me emrin e presidentit, si kryetar i LDK-së.
Këto dy fakte kanë qenë vendimtare për Gjykatën Kushtetuese, e cila ka konstatuar se presidenti ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës, përkatësisht nenit 88 pika 2.
Dorëheqja e presidentit vjen pas presioneve ndërkombëtare dhe konsultimeve në mes të faktorëve vendorë. Nëse presidenti nuk do ta ofronte dorëheqjen, Kushtetuta parasheh shkarkimin e tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Elhami Ismajli