Presidenti Sejdiu filloi vizitën zyrtare në Gjermani
Prishtinë, 6 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e filloi sot vizitën zyrtare në Gjermani, ku u takua me Presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler, kryetarin e Kuvendit të Republikës Federale, dr. Norbert Lammert.
Po sot, Presidenti Sejdiu do të takohet edhe me kancelaren Dr. Angela Merkel, ministrin e punëve të Jashtme, dr. Guido Westerwelle dhe me autoritete të tjera të larta të Gjermanisë.
Gjatë vizitës, përveç zonjës së parë, Presidentin Sejdiu janë duke e shoqëruar edhe ministri i Jashtëm, Skender Hyseni,ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Lutfi Zharku si dhe bashkëpunëtorët e Presidentit.