20 Janar 2025

Presidenti pritet te votohet të premten

Prishtinë, 24 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet të premten, më 26 shkurt, në orën 11:00, në seancë të jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës: zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar.

Pas një kohe të gjatë, në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare në opozitë.

Në hapje të mbledhjes, kryetari Veseli bëri të ditur se kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është nënshkruar nga 43 deputetë të Kuvendit, konform nenit 69, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, janë nominuar dy kandidatë: Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.

Në kohën kur po diskutohej rreth rendit të ditës, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, hodhi gaz lotsjellës në sallë.

Në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes në sallën e përhershme, pas një pauze të shkurtër, Kryesia vazhdoi mbledhjen në sallën alternative, në të cilën, njëzëri vendosi që, konform kërkesës së 43 deputetëve, Kuvendi të mblidhet në seancë këtë të premte, për zgjedhjen e presidentit të shtetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)