Presidenti parapëlqen ujët e turbullt për ruajtur pushtetin e tij prej autokrati
Prishtinë, 23 mars - Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Paolli ka deklaruar se Presidenti parapëlqen ujët e turbullt për ruajtur pushtetin e tij prej autokrati.
Kushtetuta sipas saj është shumë e qartë:
Neni 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] 1. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.
Ligji për PÐR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE:
41.2 Për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon:
a) Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto sëmundje;
b) Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara;
c) Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve;
d) Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse;