Presidenti Pacolli i gatshëm të respektojë vendimin e Gjykatës
Prishtinë, 30 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, para disa çastesh, ka pranuar njoftimin për aktgjykim nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 04 V04 lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
"Presidenti Pacolli, sikurse ka paralajmëruar, është i gatshëm të respektojë në plotëni aktgjykimin dhe, me qëllim të respektimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nuk ka asnjë koment lidhur me vendimin" , thuhet në njoftimin e Presidencës.
Konsiderojmë që Kuvendi i Kosovës është organi kompetent për të ndërmarrë sa më parë hapat e ardhshëm.