Presidenti Nishani vazhdon vizitën në Kosovë
Në agjendën e sotme në orët e paradites, ai do të takohet me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe do të takon Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic.
Presidenti Nishani gjithashtu në Institucionin e Arsimit Universtar AAB do të mbajë një fjalim para studentëve, stafit akademik dhe të ftuarve të tjerë nga bota akademike e publike e Kosovës dhe miqtë ndërkombëtarë.
Nishani po ashtu do të bëj vizita dhe homazhet te kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz, te varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllogjan dhe viziton Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Prizren.
Dje, ai ka takuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë kosovarë.