04 Maj 2024

Presidenti Nishani sot viziton Kosovën

Prishtinë, 29 gusht - Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të qëndrojë për vizitë shtetërore në vendin tonë.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare si president, Nishani do të takohet me autoritetet e shtetit të Kosovës, duke filluar nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryetarin e Komunës së Prishtinës Isa Mustafa dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Në kuadër të kësaj vizite presidenti Nishani në seancën e parë te sesionit vjeshtor do t'u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Presidenti Nishani gjatë vizitës së tij në Kosovë do të vizitoj familjët si dhe do të bejë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari si dhe tek varri i ish presidentit Rugova.

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, Presidenti Nishani shoqërohet nga zonja e parë, Odeta Nishani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)