15 Janar 2025

Presidenti Meta dekreton emërimin e Këshillit të Ministrave

Tiranë, 10 shtator - Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë sot dekretimin për emërimin e Këshillit të Ministrave. Dekretimi është bërë në mbështetje të nenit 93 dhe 96 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit.

Këshilli i Ministrave do të ket këtë përbërje: Edi Rama - Kryeministër,  Senida Mesi - Zëvendëskryeministre, Ditmir Bushati - Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes, Fatmir Xhafaj -Ministër i Brendshëm, Arben Ahmetaj - Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Damian Gjiknuri - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Lindita Nikolla - Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Etilda Gjonaj -Ministre e Drejtësisë, Mirela Kumbaro Furxhi - Ministre e Kulturës, Niko Peleshi - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Blendi Klosi - Ministër i Turizmit dhe Mjedisit,  Pandeli Majko - Ministër Shteti për Diasporën, Sonila Qato - Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

"Ky dekret hyn në fuqi menjëherë", thuhet në njoftimin e Presidencës. Dekreti mban shifrën 10604 dhe është nënshkruar nga presidenti i vendit Ilir Meta në Tiranë më 10 shtator 2017.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)