19 Janar 2025

Presidenti i Zvicrës, uron presidentin Thaçi

Prishtinë, 12 prill -  Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Johann N. Schneider-Ammann, ka uruar presidentin Thaçi.

Në letrën e tij, presidenti Johann N. Schneider-Ammann ka thënë se dy shtetet tona ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht për sa i përket stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.


Kjo është letra e Presidentit të Konfederatës Zvicerane, Johann N. Schneider-Ammann, dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit:

Bern, 8 prill, 2016

Shkëlqesi,

Dëshiroj t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Kosovës dhe të shpreh urimet e mia më të mira për suksesin tuaj në këtë detyrë të lartë.

Zvicra dhe Kosova janë të lidhura me lidhje të ngushta njerëzore dhe gëzojnë marrëdhënie miqësore. Dy shtetet tona gjithashtu ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht për sa i përket stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

Zvicra është e përkushtuar për këto objektiva të rëndësishme dhe mbetet e angazhuar në Kosovë dhe në rajon përmes një game të gjerë të bashkëpunimit për zhvillim dhe të programeve për paqe.


E mirëpres bashkëpunimin e frytshëm me Kosovën.

Johann N. Schneider-Ammann,


President i Konfederatës Zvicerane

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)