Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, uron Kosovën për dhjetëvjetorin e pavarësisë
Prishtinë, 18 shkurt - Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Letra e plotë
Shkëlqesia Juaj,
Në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe në emrin tim, dua t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për ju, Shkëlqesia Juaj, me rastin e Ditës së Shtetësisë dhe 10 vjetëve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Gjithashtu ju përcjell dëshirat e mia më të sinqerta për mirëqenien dhe prosperitetin e shtetit tuaj dhe për shëndetin dhe suksesin tuaj.
Ju mund të jeni të sigurt për përkushtimin e Zvicrës për thellimin e besimit dhe miqësisë reciproke me Republikën e Kosovës dhe shpresojmë që marrëdhëniet tona të lulëzojnë në vitet në vijim.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Alain Berset
President i Konfederatës Zvicerane