Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot viziton Kosovën
Prishtinë, 12 shkurt - Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor sot do të vizitojë Republikën e Kosovës për ndër te 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Pahor do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij presidenti Hashim Thaçi, për të vazhduar me tej me takimet e dy delegacioneve.
Pahor do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, ku temë diskutimi do të jetë perspektiva e Kosovës në BE dhe çështje të tjera për Ballkanin Perëndimor.
Ai ka qenë në Kosovë edhe më 2013 kur ishte pritur me nderime shtetërore nga atëherë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.