Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot viziton Kosovën
Prishtinë, 10 shtator - Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, sot për vizitë shtetërore në Republikën e Kosovës vjen Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
Presidentja Jahjaga do ta presë Presidentin Pahor me ceremonitë më të larta shtetërore.
Përveç takimit me Presidenten Jahjaga, Presidenti Pahor do të takohet edhe me drejtues të institucioneve të Kosovës, si dhe me drejtues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Edhe policia ka njoftuar se me rastin e vizites Presidenti Pahor, Policia e Kosovës do të bejë përcjelljën dhe ofrimin e sigurisë për personalitetin në fjalë dhe eskorten e tij.
"Me qëllim të arritjës së realizimit të agjendës gjatë qëndrimit në Kosovës, njësitet policore të komunikacionit rrugor, kohë pas kohe në rruge të ndryshme të kryeqytetit do të nderprejne komunikacionin rrugor për qarkullim në përiudha kohore të shkurta dhe do ta riorientojne në rruge alternative."
"Bazuar në nderprerjë te parapara prej një intervali të shkurter kohor si dhe bazuar në punimet qe po realizohen në rruge të ndryshme mund të krijohen veshteresi ne qarkullim e komunikacionit rrugor me automjete, dhe për ketë kërkojme mirëkuptimin e gjithë qytetareve, e në veqanti të atyre që jenë pjesë e komunikacionit rrugor në ate kohë", thekson policia.