Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta viziton Kosovën
Prishtinë, 22 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret sot për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Më ketë rast Presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta në sheshin “Ibrahim Rugova”, me ceremonitë më të larta shtetërore.
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Meta, si dhe në fund të takimit mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Ndërsa në orët e pasditës Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s.