Presidenti i Republikës së Austrisë uroi Presidenten Jahjaga
Prishtinë, 6 maj - Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer i ka dërguar një urim Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.
Urimin Presidentes Jahjaga ia dorëzoi sot gjatë një takimi ambasadori i Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, Johann Brieger.
Në urimin e Presidentit Heinz Fischer thuhet:
Shkëlqesi,
Me kënaqësi të madhe ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj si Presidente e Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e një femre në postin më të lartë shtetëror dërgon një sinjal, i cili pa dyshim do të inspirojë shumë femra në rajon.
Siç e dini, Austria ka qenë një mbështetës i fuqishëm i shtetësisë së Kosovës dhe jam i sigurt që marrëdhëniet dypalëshe do të përforcohen edhe më shumë në vitet e ardhshme. Më lejoni tju siguroj që Austria do të vazhdojë ta asistojë progresin e Kosovës drejt integrimit në Evropë.
Përfitoj nga ky rast që tju dërgoj urimet më të mira për realizimin e detyrës suaj të rëndësishme, për një zhvillim paqësor të shtetit tuaj, për një zhvillim paqësor në rajon si dhe për mirëqenien dhe lumturinë tuaj personale.